Kostandinov: Nuk mundet t’i amnistojmë ata që kanë planifikuar, porositur dhe kryer dhunë më 27 prill

“Duhet që të bëhet dallim mes atyre që e kanë porositur dhe ata që e kanë kryer dhunën dhe ata të cilët kanë qenë në eufori në Kuvend gjatë kohës së ngjarjeve të 27 prillit”, thotë deputeti dhe zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov duke sqaruar se qëndrimi i partisë në pushtet në lidhje me atë se çfarë është e pranueshme në lidhje me pajtimin dhe amnistinë për pjesëmarrësit në këtë ngjarje të dhunshme dhe të përgjakshme, njofton Portalb.mk.

Kostadinov sot në konferencë për shtyp në Kuvend të pyetur në lidhje me atë nëse është përgatitur ligj i ri për amnisti nga ana e trupit koordinues për pajtim i cili e ka paralajmëruar përbërje për të mërkurën, tha se presin së shpejti nga ana e deputetëve të pavarur të VMRO-DPMNE-së që të dalin, ashtu siç tha “udhëzimet dhe format për atë se si do të ndodh pajtimi”.

Në lidhje me votimin e sotëm kundër vendosjes në rend dite të propozim-ligjit për amnisti të opozitares VMRO-DPMNE, Kostadinov përsëriti se shumica e deputetëve vlerësojnë se përgjegjësi për dhunën e 27 prillit patjetër të ketë.

“Nuk guxon dhe nuk mundet të ketë amnisti për ata që kanë planifikuar, porositur dhe kryer dhunë më 27 prill”, tha Kostadinov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button