Dhënia e etiketave ekologjike pa matje është masë e gabuar, reagojnë ekologët

Shërbimet teknike, të njohura në publik si shërbime për homologizim, do ti ndajnë etiketat ekologjike për veturat, duke u bazuar në dokumentacionin dhe vitin e prodhimit, dhe jo me matje për atë se sa gazra lëshojnë, thonë nga Ministria e ekonomisë, shkruan Meta.mk, transmeton Portlab.mk.

Kjo është përgjigja në pyetjen se “Meta” se si do të duket procedura për kategorizimin ekologjik, për të cilën ka shumë paqartësi, sepse propozim ligji që e parashikon këtë mënyrë të kategorizimit, dje ka hyrë në procedurën parlamentare. Opinioni deri më tani ka supozuar se ndarja e etiketave ekologjike do të bëhet në bazë të vlerave të matura të gazrave dhe grimcave që i lëshon vetura.

“Procedura për kategorizimin ekologjik të automjeteve,  fillon me dorëzimin e aplikimit dhe dokumentacionit për automjetin (patentë shofer, fotokopja e një certifikatë që është në pajtim me- SOS certifikatën dhe dokumente të tjera që dëshmojnë vitin e prodhimit të automjetit dhe cilat EURO standarde i plotëson) nga pronari i automjetit tek shërbimi teknik. Shërbimi teknik shqyrton dokumentacionin e paraqitur, përcakton kategorinë ekologjike dhe lëshon një certifikatë dhe një etiketë ekologjike me ngjyrën e duhur. Shërbimet teknike nuk kryen matjen e asaj se sa gazra lëshohen nga automjeti,  por bën dokumentacionin e identifikimit të automjetit “, shpjegojnë nga Ministria e Ekonomisë.

Procesi i ndryshimit të këtij ligji filloi më 5 janar të këtij viti, dhe më në fund Qeveria dorëzoi ligjin në Parlament më 6 nëntor.

Tre ministra të qeverisë ose zëvendësministra – Kreshnik bektashi Oliver Spasovski dhe Jani Makraduli më 8 dhe 10 nëntor – i kanë paralajmëruar etiketat ekologjike si një nga masat që do të kontribuojnë në reduktimin e ndotjes së ajrit.

Siç shpjeguan nga Ministria e Ekonomisë për agjencinë Meta, sipas ligjit të ri kontrolli dhe vendosja e etiketës ekologjike do të bëhet vetëm një herë dhe e njëjta do të vlejte deri në ndryshimin e ligjit ose nëse automjeti nuk vendosë pajisje me të cilën do të funksionojë me gaz ose metan, me të cilën automjeti mund të kalojë në kategori më të lartë.

“Kategorizimi bëhet vetëm një herë, para se të bëhet regjistrimi i automjetit ose më herët, në varësi  se si do të vendosë pronari i veturës,  u përgjigjën nga Ministrinë e Ekonomisë në pyetjen nëse ligji i ri pritet që të bëhet ngarkesë.

Ekologët thonë se kjo masë është e pakuptimtë, sepse kur vetëm se bëhet kategorizimi ajo duhet të bëhet në bazë të situatës reale, ose të ndahen etiketa në bazë të ndotjes që realisht e prodhon automjeti, dhe jo vetëm në bazë të vitit dhe modelit.

“Kategorizimi nuk mund të bëhet në bazë të dokumenteve. Pra, etiketat kanë një poentë vetëm nëse çdo vit gjatë kontrollit teknik, bëhet matje e asaj se sa grimca lëshon automjetit. Vetëm atëherë, dhe jo sipas vitit të prodhimit dhe modelit, sepse të gjithë e dimë se me kalimin e kohës vetura e humb standardin. Кјо аsessi nuk mundet kështu, nuk do japë fryt, pasi që ashtu të gjithë do të mund të vozisin”, thotë Ana Çoloviq, drejtoresha e Qendrës për hulumtim dhe informim për mjedisin jetësor Eko-Nëdrgjegjia.

Ata që nga viti 2016, së bashku me organizata të tjera e kanë dorëzuar propozimin për etiketë kategorizuese në kuadër të rekomandimeve që i dhanë për parandalimin e ndotjes së ambientit, dhe Çoroviç-Leshkoska është e befasuar që po miratohet një masë e pa përshtatshme.

Rregulloret e reja do të hyjnë në fuqi gjashtë muaj pas miratimit dhe botimit të ligjit në “Gazetën Zyrtare”.

Pas hyrjes së ligjit në fuqi, me etiket të gjelbër, për një kategori ekologjike do të shënohen automjetet me standarde Euro 5 dhe Euro 6, si dhe veturat me Euro 4 të cilët kanë të vendosur pajisje për funksionim me gaz, si dhe vetura elektronike dhe hibride. Nëse rritet jashtëzakonisht ndotja e ajrit nëpër qytete, këto vetura do të mund lirshëm të lëvizin në zonat e mbrojtura ekologjike, sipas vendimeve të komunave dhe Qytetit të Shkupit.

Kategoria e dytë ekologjike me etiketë të verdhë, do ti identifikojë veturat me standarde Euro 3 dhe Euro 4, si dhe veturat me Euro 2, në të cilat është vendosur pajisje për funksionim me gaz të lëngshëm natyrorë, ose me gaz të përpunuar. Për këto vetura, gjatë rritjes së  nivelit të ndotjes do të ketë kufizime në lëvizje, sipas vendimit të komunave ose Qytetit të Shkupit.

Në kategorinë e tretë hynë kategoria më e ulët, e cila do të identifikohet me etiket të kuqe, ndërkaq në këtë kategori do të hyjnë veturat me standard Euro 2 ose Euro 1 ose pa standard të tillë. Për ta do të ndërpritet lëvizja në komunikacion në periudhën kur do të jetë ajri i ndotur.

Rregullorja dhe dispozitat do të miratohen nga komunat dhe Qyteti i Shkupit pas miratimit të ligjit.

Propozim-ligji gjithashtu parasheh subvencione prej 5.000 euro për çdo automjet të blerë elektrik dhe 3.000 euro për makina hibride. Në vitin e parë pas hyrjes në fuqi të ligjit, do të jepen gjithsej 200 subvencione të tilla.

Gjithashtu do të subvencionohet dhe instalimi i pajisjeve për gaz zë lëngshëm ose gaz të përpunuar nga toka, ose metani, dhe atë deri në 50 përqind nga shuma, gjithashtu do të subvencionohet dhe instalimi i pajisjes edhe atë më së shumi 300 euro për automjet. Në vitin e parë janë planifikuar 1,200 subvencione të tilla.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button