Clinton, më katër tetor në Kosovë

Shtatori s’do të jetë muaji kur sërish Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, do ta vizitojë Kosovë.

Burime të Reporteri.net bëjnë më dije së Clinton ka gjasa të jetë në Kosovë në muajin tetor, me saktë në ditët e para të muajit. Sipas burimeve tashmë është duke u përgatitur edhe axhenda dhe i gjithë plani për vizitën e saj.

Katër tetori është data më e mundshme kur Clinton do të realizojë vizitën e saj në Kosovë.

Më herët ishte raportuar se sekretarja Clinton do të jetë në Kosovë në shtator, përveç tjerash për të inkurajuar një dialog politik me Serbinë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button