KB “Liria77Basket” kanoset se t’i braktis garat në Maqedoni

Klubi i Baksetbollit “Liria 77Basket” është kanosur se për shkak të referimit tendecioz në dy përballjet e fundit do të ndërprejë të gjitha aktivitet sportive. Drejtuesit e kësaj skuadre akuzojnë drejtuesit e Federatës së Basketbollit vendor, se janë tendencioz dhe kundër klubeve shqiptare.

Me poshtë mund të lexoni në tërësi reagimin e tyre:

NGA KB “LIRIA 77 BASKET”-ÇAIR –SHKUP

Njoftim drejtuar opinionit dhe Federatës së Basketbollit të Maqedonisë

Për shkak të referimit skandaloz dhe politikës kundër klubeve shqiptare, kërkojmë ndryshime në udhëheqësinë e Federatës së Basketbollit të Maqedonisë, deri atëherë ndërpresim garat e mëtutjeshme në ligën e dytë të basketbollit.

Vendimin e Federatës që të na dënoj me 32000 denarë dhe ndalesë për pjesëmarrje në një ndeshje, ја e vlerësojmë si vazhdimsi e qëllimeve dashakeqe ndaj klubit tonë që e filluan referët në ndeshjen në Kumanovë më 17.11.2018, dhe vazhdoi në ndeshjen e rradhës në Çair me 24.11.2018 me KB Akademia FMP, kur si pasojë e faulit të ashpër të cilin kinse referët nuk e panë një lojtar i yni përfundoi në spital me këmbë të lënduar.

Nëse qëllimi i Federatës së Basketbollit me vendime të këtilla tendencioze është që të mos ketë ekipe shqiptare, atëherë e ka arritur qëllimin sepse Kryesia e KB Liria 77 Basket ka sjellur vendim të ndërpres pjesëmarrjen në garat e mëtejme të ligës së dytëderisa të ketë ndryshime në udhëheqësinë e federates.

Për të gjitha këto probleme dhe me kërkesën për ndyshime në Federatën e Basketbollit të MAqedonisë së shpejti do ta njoftojmë më detaisht opinionin në PRESS Konferencë, por edhe organet ndërkombtëare të basketbollit dhe sportit në përgjithsi, si dhe do të kërkojmë përkrahje edhe nga klube tjera.

Është koha që opinioni ta mësoj të vërtetën, e ajo është se referimi është skandaloz ndër vite kur janë në pyetje klubet shqiptare, pa i kursyer as fëmijët në ligën e të rinjëve, të cilët pikërisht për shkak të referimit tendencioz dhe politikave antishqiptare të federatës ka ardhur deri te incidentet. Poashtu në federatë nuk ka snjë shqiptarë të punësuar, ashtu siç nuk ka asnjë refer apo delegat shqiptar.

Me respekt Kryesia e KB “Liria 77 Basket”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button