Këshilli i Sigurimit mblidhet për tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (OKB) sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të shqyrtohen tensionet aktuale mes Rusisë dhe Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikky Haley, konfirmoi se seanca do të mbahet në ora 11:00 sipas kohës lokale.

Seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është thirrur pas sulmit të djeshëm rus ndaj anijeve të flotës ukrainase në Detin Azov.

Flota ukrainase bëri të ditur se gjatë sulmit rus ndaj tre anijeve ukrainase në Krime janë plagosur së paku dy pjesëtarë të ekuipazhit dhe janë dëmtuar dy anije. Theksohet se roja bregdetare ruse ka konfiskuar anijet ukrainase.

Nga ana tjetër, flota ruse konfirmoi lajmin për sulmin dhe bëri të ditur se deri te ai erdhi pasi anijet ukrainase refuzuan të ndalen në kufi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button