Nuk është miratuar propozim-ligji për amnisti për dhunuesit e 27 prillit

Propozim ligji për amnisti për personat e dyshuar, akuzuar dhe të dënuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar, pas procedurës së shkurtuar në leximin e dytë, sot ishte në rend dite në seancën kuvendore të 66, transmeton Portab.mk.

Shumica e deputetëve nuk e mbështetën këtë dhe, siç tha Xhaferi, nuk ka pse të diskutohet më për këtë propozim-ligj.

Qeveria javën e kaluar dha mendim negativ për propozim-ligjin për amnisti për të gjithë të përfshirët në ngjarjet e 27 prillit, të propozuar nga VMRO-DPMNE-ja. Për këtë propozim-ligj do të diskutohet në seancë kuvendore.

Si mund të aplikohet amnistia?

Ligjin për amnisti e miraton parlamenti me 61 vota, ndërkaq si propozues mund të jetë Qeveria, një deputetë, grup deputetësh, me mbledhjen e 10 mijë nënshkrimesh e kështu me radhë.

Amnistia nënkupton vullnet i mirë ndaj personave të dënuar dhe tentativë për riadaptimin dhe socializmin e të njëjtëve. Sipas rregullit, amnistia aplikohet në periudhë pas mbarimit të ndonjë konflikti të armatosur, risocializim të pjesëmarrësve dhe për pajtim në shoqëri. Amnistia aplikohet edhe në kushte të kohëve të paqes, si atë i faljes së pjesshme të dënimeve të kryerësve të veprave penale më pak serioze, por edhe si korrigjim i vendimeve gjyqësore të padrejta nga kohët e regjimeve jo-demokratike politike.

Amnistia miratohet në formë të ligjit me të cilin një numër i caktuar i njerëzve lirohen nga ndjekja, lirohen plotësisht ose pjesërisht nga kryerja e dënimeve, ose u zvogëlohet dënimi, fshihet vendimi gjyqësor ose shfuqizohen pasojat juridike nga vendimi gjyqësor.

Ligji i amnistisë mund të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese ashtu si çdo ligj tjetër dhe i njëjti mund të vihet në pikëpyetje, gjegjësisht mund të rrëzohet nëse gjykatësit kushtetues vlerësojnë se i njëjti është anti-kushtetues.

Pos ligjit për amnisti, ekziston dhe mundësia e faljes nga presidenti, por ajo do të mund të kryhej pasi të shqiptohen dënimet dhe atë mund ta miratojë vetëm presidenti i shtetit.

LEXO: Ndryshimet kushtetuese, Zaev shtrin dorën e pajtimit për dhunën e 27 prillit
LEXO: Zaev: Nuk më shkon në mend të ndikoj në punën e gjykatësve dhe prokurorëve, por jam i hapur për dialog me Mickoskin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button