RTK-ja shet 400 euro një minutë të prodhuar nga ish RTP-ja, është e kundërligjshme

126 mijë euro do t’i nevojiteshin regjisorit të filmave dokumentarë në KTV, Fatmir Lamës, për t’i marrë tre nga dokumentarët që kishte përgatitur në kohën kur punonte në Radio Televizionin e Prishtinës, njofton Koha.net. Kjo pasi prona intelektuale e RTP-së është duke u menaxhuar nga Radio Televizioni i Kosovës.

Rreth 400 euro për minutë i kërkuan Lamës zyrtarët e RTK-së, në momentin kur kërkoi të ketë qasje në shiritat filmikë.

Fisnik Durguti është shef i Arkivit në RTK dhe thotë se çmimi është caktuar sipas një rregulloreje të miratuar nga Bordi i RTK-së, vitin e kaluar.

Pagesa thotë se bëhet për shkak të çmimit të lartë që ka mirëmbajtja dhe digjitalizimi i shiritave filmikë.

Rrregullorja në të cilën thirret Durguti është për dhënien në shfrytëzim të materialeve arkivore të RTK-së.

Dhe, çmimi i arkivit për shiritat filmikë në Kosovë është 350 euro, për shtetet e rajonit 450, derisa për vendet e BE-së është 550 euro minuta.

Për Lamën çmimi është i papranueshëm pasi atij, si autor i dokumentarëve edhe në Televizionin e Kroacisë, arkivi iu lejua pa pagesë. Derisa, për pak para thotë të ketë blerë edhe disa minuta nga arkivi i Televizionit italian.

Ky fakt rrëzon idenë e RTK-së se çmimi është i konkurrueshëm me tregjet e rajonit.

Por, Zyra e Ligjore Abolivier dhe bashkëpuntorët që mbrojnë të drejtën e ish-punëtorëve të RTP-së, kanë theksuar se shitja e pronës intelektuale të RTP-së nga ana e RTK-së është e kundërligjshme.

Madje, për rastin e shfrytëzimit të Arkivit së RTP-së, ish-punëtorët e tij kanë një padi në Gjykatën Themelore, për çka Besim Osmani thotë të jetë i zhgënjyer me sistemin gjyqësor dhe politik në vend.

Që nga viti 2000, të gjitha pronat e palujtshme dhe ato intelektuale të RTP-së janë duke u shfrytëzuar nga Radio Televizioni i Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button