Mediat: Janë larguar barrierat prej betoni në vendkalimin kufitar Maqedoni – Greqi

Policia e qytetit të Florinës, në veriperëndim të Greqisë ka njoftuar se gjatë mbrëmjes janë larguar barrierat prej betoni që kanë qenë të vendosura në vendkalimin kufitar Maqedoni – Greqi, transmeton Portalb.mk.

“Policia e qytetit të Florinës, në veriperëndim të Greqisë, ka theksuar se 105 gurë prej betoni, disa në formë piramide në lartësi prej 1,5 metra, kurse disa më të vogla në formë cilindri, janë larguar në mbrëmjen ndërmjet ditës së enjte dhe të premte, i gjatë 13 kilometra”, përcjell televizioni “1 TV”.

Siç përcjell më tej media, për rastin është ngritur procedurë hetimi.

Mediat e ndërlidhin rastin me marrëveshjen e nënshkruar në Prespë, ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button