Aktiviteti kundër dhunës ndaj gruas, Qeveria ndriçohet me ngjyrë portokalli

Në kuadër të dyjavëshit të aktiviteteve kundër dhunës ndaj gruas, Qeveria e Maqedonisë do të ndriçohet me ngjyrë portokalli duke u bashkangjitur trendit botëror “#PortokallojeBotën” (#OrangeTheWorld), nën fushatën “#MëDëgjo” (#HearMeToo), transmeton Portalb.mk.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka njoftuar se ky aktivitet realizohet në vazhdën e Planit Aksionar 2018 – 2020, me të cilin parashihet realizim i Konventës së Stambollit të Këshillit të Evropës për parandalim dhe luftë kundër dhunës ndaj gruas dhe dhunës familjare.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë qëndron fuqishëm pas fushatës tolerancë zero ndaj çfarëdo forme të dhunës ndaj gruas dhe femrës. Jo shumë herët e kemi ratifikuar Konventën e Stambollit të Këshillit të Evropës për parandalim dhe luftë kundër dhunës ndaj gruas dhe dhunës familjare, kurse muajin e kaluar e kemi miratuar edhe planin aksionar 2018 – 2020 për realizim të konventës. Dhuna ndaj gruas nuk është vetëm çështje femërore, por çështje që e tangon gjithsecilin prej nesh. Pikërisht për këtë duhet të punojmë që bashkërisht t’i japim fund kësaj”, tha Zaev.

LEXO: Maqedoni, kërkohet mbrojtje institucionale pas denoncimit të dhunës në familje

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button