Damask, plas bomba në xhami, 5 të vdekur

Një sulm terrorist ka ndodhurnë lagjen veriore Ruknedin në Damask kur shpërtheu bombë e vendosur në motoçikletë. Pesë pjesëtarë të forcave siriane e humbën jetën në sulmin bombardues para xhamisë në Damask, lajmëroi televizioni shtetëror sirian.

Në incidentin disa persona u lënduan. Sipas qendrës siriane për vëzhgim të drejtave të njeriut “janë vrarë të paktën pesë pjesëtarë të forcave të sigurisë, ndërsa gjashtë të tjerë janë lënduar”.
Nga fillimi i kryengritjes në Siri, në muajin mars të vitit 2011, forcat e sigurisë i sigurojnë xhamitë çdo të premte me qëllim që të ndërpriten demonstratat pas lutjes të së premtes. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button