“MEPSO” vendosi 12 largpërçues, për 3 vjet do të mundësojë qasje në internet më të shpejtë(FOTO)

Operatori i Sistemit Elektrik – shpërndarës i Maqedonisë “MEPSO”, sot ka promovuar vendosjen e 12 largpërçuesve, i cili sipas parashikemeve, do të sigurojë qasje në internet me shpejtësi 30 megabajt në sekondë dhe internet më të shpejtë për çdo qytetarë të Maqedonisë. U paralajmërua edhe hapje e tenderit ndërkombëtar për furnizim të aparaturës tel-komunikuese, transmeton Portalb.mk.

Drejtori i MEPSO-s, Sasho Vasilevski

Drejtori i “MEPSO”-s, Sasho Vasilevski ka njoftuar se është vendosur shufër mbrojtëse në të cilën është integruar rrjeti optik i 12 largpërçuesve, që për funksionalitetin e tërësishëm të tyre, do të furnizojë edhe aparaturë shtesë tel komunikuese.

“Menaxhmenti aktual i MEPSO-s për një vit e gjysmë ka hapur front investues për realizim të më shumë projekteve për rrjetin shpërndarës. Paralelisht me këtë, kemi zhvilluar edhe infrastrukturën optike, për të cilin qëllim dhe tash jemi duke e realizuar këtë vizitë. Për kompletim të këtij projekti, kemi vendosur një shufër mbrojtëse ku është integruar rrjeti optik i 12 largpërçuesve, kurse që të kemi rrjet optik funksional do të furnizojmë edhe aparaturë tel-komunikuese. Tash paralajmëroj se do të hapim tender ndërkombëtar për furnizim të aparaturës tel komunikuese për nevojat e rrjetit optik të MEPSO-s”, tha Vasilevski.

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA) ka kryer lokalizimin e zonave të bardha, njoftoi ministri Damjan Mançevski.

“MSHIA-ja ka realizuar mapimin (lokalizimin) e zonave të bardha, që të kemi pasqyrë të qartë se ku duhet të investojë shteti. Qëllimi është që çdo qytetarë, pavarësisht vendbanimit, të ketë qasje në internet”, tha Mançevski.

Ndërkaq kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se vendosja e 12 largpërçuesve, parashihen me standardet e Bashkimit Evropian, dhe Maqedonia si shtet që synon bërjen pjesë të saj, duhet të punojë edhe gjatë kësaj periudhë kur po zhvillohen negociatat për anëtarësim.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev

“Investimi i MEPSO-s është në pajtueshmëri me politikat që Qeveria i ka siguruar për standardet që duhen të realizohen me anëtarësimin në BE qysh në këtë fazë kur po zhvillohen edhe negociatat. Pjesë e atyre politikave, është edhe realizimi i strategjisë për digjitalizim. Në këtë drejtim, me instalimin e rrjetit optik, shteti ynë e kap hapin për projeksionet e BE-së dhe krijon kushte, që një tre vjetët e ardhshme, çdo qytetar, të ketë qasje në internet, me shpejtësi me të ulët prej 30 megabajt për sekondë, dhe më së paku 50 për qind e amvisërive të kenë marrëveshje parapaguese për qasje të më së paku 100 megabajt për sekondë me shpejtësi super apo edhe me shpejtësi ultra super”, tha Zaev.

Vendosja e 12 largpërçuesve
Vendosja e 12 largpërçuesve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button