Kabul: Protestuesit përleshen me policinë pas arrestimit të një komandanti të milicisë

Protestuesit që po kundërshtojnë arrestimin e komandantit të milicisë shiite të etnisë Hazara, janë përleshur me policinë në Kabul të Afganistanit, njofton REL.

Sipas raportimeve, të paktën një zyrtar policor është lënduar në përleshjet me protestuesit, të cilët hodhën gurë drejt policisë. Polica raportohet se ka gjuajtur në ajër me armë zjarri, me qëllim që të shpërndajë turmën e njerëzve.

Po ashtu, disa pika të kontrollit të policisë janë sulmuar.

Protestat nisën në qarkun Dasht-e Barch, një lagje në Kabil e banuar kryesisht me hazara etnikë, pasi forcat e sigurisë kishin arrestuar Alipoor. Ende nuk është e qartë se për çfarë akuzohet Alipoor, i cili udhëheq milicinë shiite në Afganistanin Qendror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button