Merkel: Marrëveshja për Brexitin është një vepër arti e diplomacisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka quajtur vepër arti të diplomacisë marrëveshjen mbi Brexitin, të cilën sot e miratuan liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).

Merkel tha se bëhet fjalë për një ditë historike që tërheq ndjenja ambivalente. “Është tragjike që Mbretëria e Bashkuar po largohet nga BE tani, pas 45 vjetësh, por natyrisht duhet ta respektojmë zërin e popullit britanik,” tha Merkel.

Ajo e mirëpriti marrëveshjen e arritur në një situatë jashtëzakonisht të vështirë, duke kujtuar se asnjë vend më parë nuk e ka braktisur BE-në.

Kancelarja gjermane konsideron se marrëveshja është arritur me negociata të vështira duke marrë parasysh interesat e të dyja palëve.

LEXO: BE-ja e ka miratuar marrëveshjen e Brexitit

Njëzet e shtatë vendet anëtare të BE-së sot miratuan marrëveshjen për tërheqjen dhe deklaratën politike që përcakton marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Teksti i marrëveshjes së tërheqjes i hartuar nga negociatorët e Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar duhet të sjellë qartësi ligjore në të gjitha çështjet që do të dalin pas Brexit.

Dokumenti i deklarimit politik do të jetë një udhëzues për marrëdhëniet që do të krijohen midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian në të ardhmen.

Dokumentin për Brexitin prej 585 faqesh duhet ta miratojnë edhe Parlamenti Evropian dhe ai i Britanisë së Madhe.

Britania e Madhe në referendumin e mbajtur më 23 qershor të vitit 2016 mori vendim për të braktisur Bashkimin Evropian. Britania e Madhe zyrtarisht do të braktis Bashkimin Evropian më 29 mars të vitit 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button