Bozhinovski: Ligji për shlyerje të borxheve të komunave kundërmon në krim

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Igor Bozhinovski duke folur për ligjin për shlyerje të borxheve të komunave në Maqedoni, ka deklaruar se i njëjti kundërmon në korrupsion, për siç tha ai “se paratë që u ndahen komunave, ndahen me metodologji të dyshimtë dhe kriter subjektiv, që ka për qëllim që të fsheh paaftësinë e menaxhimit të komunave”, transmeton Portalb.mk.

“Ligji për shlyerje të borxheve të komunave, i parashtruar nga qeverisja e zezë e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), kundërmon në korrupsion. Tashmë një periudhë të gjatë flitet se qeveria me këtë zgjidhje ligjore, hap mundësi për ndarje në 50 – 50 të parave nga kamata, në të cilën përfshihen një numër i madh i borxheve të njësive të vetëqeverisjes lokale. Me këtë ligj, Qeveria 90 milion eurot e pashfrytëzuara, të parapara për investime kapitale i ka rialokuar, ku 50 milionë prej tyre i ka dedikuar për shlyerje të borxheve të komunave”, tha Bozhinovski.

Ai hedh dyshimin se rilaokimi i 50 milion eurove, komunave do t’u ndahen me metodologji të dyshimitë dhe me kriter subjektiv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button