Arratisja dhe azili politik, kryeministri Zaev i hodhi poshtë akuzat se ka marrëveshje me Gruevskin

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot prej Strumice i ka hedhur poshtë akuzat se ka marrëveshje me ish kryeministrin dhe ish liderin e VMRO-DPMNE-së, të arratisurin Nikolla Gruevski. Ai ka thënë se kontaktin e fundit e ka pasur gjatë procesit kur Kuvendi i Maqedonisë ishte i bllokuar, para se të ndodhnin ngjarjet e 27-prillit të 2017-s, transmeton Portalb.mk.

“Tamam puna, do të del se për atë jemi marrë vesh bashkë. Që kur jam kryeministër, një vit e gjysmë, me zotëri Gruevskin nuk kam pasur asnjë kontakt. Kontaktet e fundit ishin kur ishim të bllokuar në Parlament, në diskutimin para se të ndodhnin ngjarjet e 27-prillit. Ajo ishte atje, në Parlament, kur biseduam për zhbllokim të procesit, se është e qartë se shumica ekziston dhe mos ta mundojmë Maqedoninë dhe institucionet maqedonase. Ajo ka qenë biseda e fundit”, tha Zaev.

Akuzat se ka marrëveshje Zaev – Gruevski, vijnë pasi që ky i fundit u arratis për në Hungari, për të fituar azil politik. Arratisja erdhi dy ditë para se institucionet në Maqedoni të lëshonin fletë-arrest ndërkombëtar, kurse për marrjen e përgjigjes pozitive për azil politik në Hungari, Nikolla Gruevski njoftoi një ditë para se Maqedonia ta dërgojë dokumentacionin në Hungari për ekstradim të të apostrofuarit.

Arratisja, fletë-arresti ndërkombëtar, marrja e azilit politik dhe kërkimi për ekstradim të Nikolla Gruevskin vjen pasi që i njëjti nuk u paraqit më 8 nëntor të 2018-s, në Burgun e Shuto Orizares, për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), “Tank” për furnizim të “Mercedesit”, luksoz në vlerë rreth 600 mijë euro.

LEXO: Me amendamente, kërkohet që në Raportin e Parlamentit Evropian të jetë arratisja e Gruevskit

Në raportin e Parlamentit Evropian për Maqedoninë, i cili për gjashtë ditë do të jetë para eurodeputetëve, sipas amendamenteve të raportit, të dorëzuara nga partisë social demokrate dhe të gjelbra, është e mundshme të përfshihet edhe arratisja e ish kryeministri Nikolla Gruevski. Kërkohet që Qeveria e Hungarisë të sigurojë informacione dhe të mundësojë ekstradimin e Gruevskit.

Por kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka deklaruar se nuk do ta lëshojë Nikolla Gruevskin, pasi që sipas tij, organizatat joqeveritare që janë në Maqedoni, janë lëshuar kundër tij.

Shpresat për ekstradim thuajse janë minimale, këtë e deklaroi edhe vetë ministri i Drejtësisë së Hungarisë, Llazo Troshani duke thënë se “me atë që i është miratuar azili, Hungaria e pranon se Gruevski është viktimë e persekutimit dhe nuk mund të ekstradohet”.

Edhe ligji për ekstradim i Hungarisë, në nenin 14 e thotë që nëse një personi i është dhënë azili, ai nuk mund të ekstradohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button