Ugandë, 29 të vdekur nga fundosja e varkës

Së paku 29 persona kanë humbur jetën gjatë fundosjes së një anije e cila ndodhi në Liqenin e Viktorias në Uganda, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarja policore, Zurah Ganyana, njoftoi se fatkeqësia ka ndodhur mbrëmë vonë jo shumë larg Kampale, kryeqytetit të Ugandës.

“Ekipet e shpëtimit janë në terren dhe kërkojnë viktimat. Deri në mëngjes janë nxjerrë kufomat e 29 të vdekurve, ndërsa janë shpëtuar 27 persona”, tha Ganyana.

Ajo po ashtu tha se në anijen e fundosur gjendeshin së paku 90 persona dhe druhet se bilanci i vdekjeve mund të rritet.

Varka e fundosur ishte në gjendje të rëndë dhe nuk posedonte licencë për lundrim.

Ganyana tha se është nisur një hetim për ngjarjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button