BE ka miratuar marrëveshjen e Brexitit

Liderët e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), kanë miratuar marrëveshjen e Brexitit si dhe dokumentin e deklaratës politike që do të përcaktojë të ardhmen e marrëdhënieve me Britaninë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“27 shtete anëtare të BE-së, kanë miratuar marrëveshjen e ndarjes dhe dokumentin e deklaratës politike që do të përcaktojë të ardhmen e marrëdhënieve BE-Britani”, shkroi nga rrjetet sociale presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk.

Marrëveshja u nënshkrua rreth 40 minuta pas fillimit të mbledhjes.

Teksti i marrëveshjes së ndarjes i përgatitur nga negociatorët të BE-së dhe Britanisë së Madhe, pritet të sigurojë qartësi ligjore për të gjitha çështjet që do të dalin si rezultat i Brexitit.

Me dokumentin e deklaratës politike planifikohet që t’i jepet drejtim marrëdhënieve që do të ndërtohen në të ardhmen mes Britanisë dhe BE-së.

Pas kësaj, dokumentin e ndarjes të Brexit prej 585 faqe duhet ta miratojnë Parlamenti Evropian (PE) dhe Parlamenti i Britanisë.

Britania e Madhe në referendumin e mbajtur më 23 qershor 2016 kishte marrë vendim që të largohet nga BE-ja, ndërsa më 29 mars 2019 zyrtarisht do të largohet nga BE-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button