Prej sot shfrytëzuesit e ngrohtores “Shkup-Veri” do të kenë përsëri ngrohje

Shfrytëzuesit e ngrohjes qendrore nga Ngrohtorja “Shkup-Veri” prej sot në mesditë sërish do kenë ngrohje. Pasi prej ditësh qytetarët ankohen se po ngrijnë nëpër shtëpitë e tyre dhe se janë lënë pa ngrohje, Ngrohtorja “Shkup-Veri” doli me njoftim se janë tejkaluar problemet me Makpetrol Prom- Gaz e cila e ndërpreu furnizimin me gaz për prodhimin e energjisë për ngrohje. Shkak për këtë ka qenë një borxh i mbetur që tashmë është paguar, përcjell Alsat M.

Nga Ngrohtorja paraprakisht reaguan edhe deri te komuna e Çairit prej ku kërkuan të paguhen të gjitha borxhet e mbetura që komuna i ka ndaj Ngrohtores Shkup- Veri. Nga komuna e Çairit për Alsat thanë se të gjitha borxhet i paguajnë në kohë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button