Mijallkov të martën pritet të paraqitet në Gjykatë

Pas pothuajse një jave prapa grilave, të martën ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, nga burgu hetues “Shkupi” duhet të sillet në Gjykatën Penale. Për ditën e martë është caktuar seancë gjyqësore për rastin e PSP-së “Titanik 2” në lidhje me parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013, transmeton Alsat M. 

Në lëndën “Titanik 2” akuzohet kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov dhe ish anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vlatko Stojkovski dhe Sasho Srcev.

Sipas “bombave” të publikuara nga LSDM-ja, të cilat u pranuan si dëshmi në procedurën gjyqësore, Mijallkov dhe Thaçi kishin arritur marrëveshje për votat e anëtarëve të KSHZ-së në lidhje me kundërshtimet e paraqitura në KSHZ.

Paraburgimi 30-ditor i Mijallkovit ishte caktuar të mërkurën, për akuzat në rastin “Target dhe Fortesa”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button