Irak, së paku 16 të vdekur nga përmbytjet

Së paku 16 persona kanë humbur jetën në përmbytjet që gjatë dy ditëve të fundit përfshinë rajonin lindor të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë irakiane të Shëndetësisë, Seyf al-Bedr, njoftoi se ekipet e shpëtimit gjetën kufomat e gjashtë personave të vdekur në provincën Wasit.

Ai po ashtu tha se pesë persona dje e humbën jetën gjatë përmbytjeve në provincën Salahaddin, dy në provincën Dhi Qar dhe nga një person në Basra, Maysan dhe Wasit.

Meteorologët paralajmërojnë se moti i stuhishëm dhe reshjet e dendura të shiut në lindje të Irakut do të vazhdojnë edhe sot.

Kryeministri irakian, Adil Abdulmehdi, porositi se kabineti i tij me vëmendje është duke ndjekur situatën dhe se shërbimet kompetente në terren do të ndihmojnë banorët e rrezikuar të qyteteve të përmbytura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button