Akar: Plani i SHBA-së për veriun e Sirisë mund të komplikojë situatën

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar sot në Ankara bëri të ditur se u ka përcjellë zyrtarëve amerikanë pakënaqësitë me planin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për ngritjen e pikave të vëzhgimit në kufirin verior të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Aktivitete të tilla, situatën tashmë të ndërlikuar në rajon mund të bëjnë edhe më komplekse”, tha Akar për AA.

Lidhur me pyetjen për planin e SHBA-së për krijimin e pikave vëzhguese në kufirin verior të Sirisë, Akar tha se kjo temë u diskutua në takimin me Shefin e Shtabit të SHBA-së, gjeneralin Joseph Dunford, me të cilin kohët e fundit u takuan në margjinat e samitit ndërkombëtar të sigurisë në Halifax të Kanadasë.

“Plani i trupave amerikane që në kufirin e Sirisë të formojnë pika vëzhgimi do të hasë në një perceptim shumë negativ në vendit tonë. Gjatë takimit theksuam se kjo mund të kuptohet si një formë e mbrojtjes të cilën ushtarët amerikanë u japin terroristëve të YPG-së. Disa herë ne kemi shprehur pakënaqësinë tonë në këtë aspekt”, tha Akar, duke shtuar:

“Aktivitetet e tilla gjithashtu mund edhe më tej të komplikojnë situatën edhe ashtu të komplikuar në rajon. Në këtë drejtim, unë besoj se nuk ka nevojë për diçka të tillë. Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për faktin se Forcat e Armatosura dhe Shteti i Turqisë do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në rast rreziku apo kërcënimi që vjen nga ana tjetër e kufirit. Nga aleatët tanë amerikanë presim që sa më shpejtë të ndërpresin bashkëpunimin me terroristët e YPG-së, e cila në asgjë nuk dallon nga terroristët e PKK-së”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button