Oda e Maqedonisë Veri-Perëndimore me propozim masash për situatën e rënduar ekonomike

Duke pas parasysh gjendjen e rënduar momentale ekonomike në R. e Maqedonisë e cila është në prag të një recesioni, Këshilli Drejtues i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore del me një listë të masave antikrizë që shpresojmë do japin një impuls më të madh bizneseve dhe ekonomisë në përgjithësi në shtetin tonë. 

Mes tjerash OEMVP ka propozuar një varg masash antikrizë, ku e para është 

Masa të përgjithshme: 
Fillimi i një dialogu të hapur me qeverinë për gjendjen momentale ekonomike; 
Ne jemi të vetëdijshëm për gjendjen e rënduar ekonomike si dhe të buxhetit të shtetit, dhe jemi të gatshëm të vihemi ballë sfidave me të cilat hasim të gjithë ne, për dalje nga situata aktuale e rënduar. Dialogu i hapur do të thotë shpalosja e hapur e problemeve me të cilat ballafaqohet shteti si dhe sektori privat, dhe gjetja adekuate e masave pa cënuar për asnjë moment funksionimin e mirëfilltë të shtetit. 

Masa për rritjen e likuiditetit:
Rishikim i modelit të kthimit të TVSH-së. 
Modeli aktual i kthimit të TVSH-së në praktik tregohet joefikas dhe si i tillë krijon problem në funksionimin e kompanive qoftë ato që eksportojnë si dhe ato që operojnë në vend. Për shkak të mosfunksionimit, ai për momentin krijon moslikuiditet akoma më të madh tek kompanitë tona.  
Propozojmë masë për kthimin me emergjencë dhe efikasitet më të lartë të TVSH-së nga ana e insitucioneve qeveritare. Propozojmë që koha e kthimit të TVSH-së mos të zgjasë më shumë se 24 orë. Të shqyrtohet gjithashtu mundësia e kthimit të TVSH-së me “kompenzim”.  

Borxhi shtetëror në bazë të obligimeve të marra në emër të kontratave të shërbimeve dhe punimeve është në nivele alarmante. Edhe pse asnjëherë qeveria nuk ka dal me një qëndrim zyrtar dhe shumë të saktë, kompanitë për shkak të kësaj situate ballafaqohen me problem serioz të likuiditetit të tyre.
Propozojmë kthim me urgjencë të borxhit shtetëror ndaj kompanive në emër të shërbimeve dhe punëve të kryera. Kjo të bëhet duke marrë përsipër nga ana e bankave komerciale borxhin e shtetit ndaj kompanive. Si shlyes të obligimeve të paraqiten bankat, kurse shteti në emër të bonove të thesarit ose ndonjë modalitet tjetër të jep garancë bankave për shlyerjen e borxhit të marë. 

Masa administrative: 
Stimulimi i eksportit me krijimin e ambientit më të mirë ligjor dhe procedural. Mendojmë se ka akoma vend për përmirësim dhe rritjen e efikasitetit të administratës dhe institucionet tjera të cilat direkt lidhen me funkcionimin e bizneseve. 
Lehtësimi i procedurave doganore edhe atë në fushën e sinkronizimit dhe konzistencës më të madhe të implementimit të rregullave doganore në pika të ndryshme doganore; 
Vënja në funkcion të linjave prioritare në vendkalimet kufitare (terminalet doganore), për mallrat ushqimore dhe bujqësore, transportet e zbrazëta si dhe TIR transporti. 
Thjeshtëzim i procedurave  për  marrjen e koncesioneve dhe dhënien e mendimeve nga insitucionet e ndryshme qeveritare; 
Krijimi i një mekanizmi më efikas (organ ekzekutiv) për verfikimin dhe zbatimin e parimit “Heshtja është aprovim”; 
Promovimin e produkteve dhe thithjen e investimeve të huaja të bëhen përmes Odave Ekonomike dhe jo nëpërmjet agjencioneve ose institucioneve si deri më tani. Sepse modeli i deritanishëm rezulton i pasuksesshëm  nga arsyeja se ka një kosto të lartë dhe efikasitet të ulët. Faturën finale të mos efikasitetit të këtyre insitucioneve e paguajnë prap qytetarët dhe bizneset vendore.  

Masa në fushën e infrastrukturës: 
Mendojmë se duhet në mënyrë urgjente të fillohet me gjetjen e mjeteve finanicare për investime kapitale në fushën e infrastrukturës energjetike, rrugore si the të Zonave ekonomike të lira. 

Sektori energjetik
Monopoli në sektorin e energjetikës: 
Kërkojmë politikë më fleksibile nga qeveria për mos kuotizimin e prodhimit të
energjisë elektrike (mos limitime në 1GË). Demonopolizimit të prodhimit të energjisë elektrike dhe rritjen e ofertës së energjisë elektrike 
Subvencioni i çmimit të energjisë elektrike për prodhuesit të cilët janë për eksport. Kjo do shtonte në konkurrencën e produktit dhe kompanisë në tregjet e jashtme 
Subvencionimi për derivate për kompanitë që bëjnë transport për eksport 
      Kjo të bëhet me uljen e akcizës së derivateve ose me kuotë fikse për sasin e transportit të bërë.
Urgjentisht k?rkojmë nd?rrimin e prioriteteve p?r gasifikimin e Maqedonis?, edhe at?: linja e gasifikimit Shkup-Tetov?-Gostivar-K?rçov? nga faza e pest? e gasifikimit t? kalon n? prioritet t? lart? n? faz?n e dyt?. Kjo do t? sillte nj? impuls t? veçant? Zonave t? lira ekonomike po edhe vet? bizneseve n? k?t? rajon. 

Infrastruktura rrugore dhe hekurudhore: 
Hapja e investimeve infrastrukturore kapitale në rajonin e Maqedonisë veriperëndimore 
Gjetja e mjeteve financiare dhe fillimi i punimeve për korridorin 8 (autostrada dhe hekurudha)
Rrugët tjera kapitale për lidhjen e kësaj pjese të Maqedonisë me Shqipërin dhe Kosovën, akset Tetovë – Prizren; Tetovë – Ferizaj; Rruga e Arbërit; Kumanovë – Bellanocë; Terminali doganor Jazhincë.

Aktivizimi i zonave ekonomike në Maqedoninë veriperëndimore: 
Mbarimi i procedurave administrative si dhe aktivizimi me urgjencë i zonës ekonomike në Tetovë dhe Kerçovë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button