Paratë nga qendrat për dializë të Maqedonisë, kanë përfunduar në Monako

Me kërkesë të Prokurorit Publik për Krim të Organizuar, janë bllokuar llogaritë bankare të pronarit të Diamed Makeqedoni, Risto Novançevski, kumbari i ish-kryeministrit Nikolla Gruveski, i cili i ka privatizuar dhejtë qendra për dializë në vend. Përveç Novaçveskit, prokuroria ka dhënë urdhër që ti bllokohet llogaria dhe Vera Ivanovës e cila është e paraqitur si pronare, shkruan Novatv, transmeton Portalb.mk.

Sipas informacioneve të Novatv, pothuajse 11 milionë euro, paratë nga shitja e kompanisë Diamed Maqedonia janë transferuar në Monako, pas së cilës institucionet e Maqedonisë e kanë ngrirë llogarinë.

Kompania Diamed Maqedonia e ka blerë kompaninë Diaberum, e cila me qendrat për dializë do të operojë deri në vitin 2034. Siç u njoftua zyrtarisht në fillim të muajit, Vera Ivanova, e cila ishte pronare zyrtare e Diamed Macedonia, mbetet për të menaxhuar Dieverum.

Nga Fondi për sigurim shëndetsorë nga ku ata marrin paratë për shërbime shëndetësore nuk kanë dashur të komentojnë, por thonë se dializa është duke u bërë në mënyrë normale dhe nuk ka arsye për shqetësim tek pacientët. konfirmim zyrtar për bllokimin e llogarisë nuk ka as nga DAP.

Diamed Maqedonia filloi të operojë me nëntë qendra të dializës në vitin 2010, kur fitoi tenderin për 20 vjet. Qendrat e mbetura për dializë iu dhanë kompanisë së Orce Kamçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button