fbpx

Dimitrov: Marrëveshja e Prespës le të jetë inspirim për vendet e rajonit

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë,  Nikolla Dimitrov, në një intervistë për Agjencinë e lajmeve (IBNA), duke i komentuar ngjarjet e fundit në rajon në veçanti rastin e fundit në mes Kosovës dhe Serbis, u shpreh optimist që Marrëveshja e Prespës do të jetë inspirim dhe motivim që këto dy vende ti zgjidhin problemet në mes tyre, transmeton Portalb.mk.

“Ne ende kemi probleme në rajon. Shpresoj se ajo që kemi bërë me marrëveshjen e Prespës do të jetë një burim frymëzimi dhe motivimi edhe për problemet tjera që duhet të zgjidhen, siç është dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit. Një problem në rajon na prek të gjithëve dhe suksesi i një vendi ndikon edhe në vendet e tjera në rajon. Është në interesin tonë të kemi marrëdhënie të mira me të gjitha vendet. Votimi ynë për anëtarësimin e Kosovës në Interpol ishte konsistente siç votuam më parë. Ne ndjekim partnerët tanë nga BE dhe NATO, do të bëjë gjithçka që marrëdhëniet tona me Beogradin dhe Prishtinën të jenë pozitive”, tha Dimitrov.

Për hapat e ardhshëm drejt finalizimit të Marrëveshjes së Prespës, Dimitrov, shpjegoi se Maqedonia qëndron në atë se duhet të fokusohet në përfundimin e obligimeve, ndërkaq që të dyja vendet janë shumë afër mbylljes së një çështje që ka zgjatur 27 vite.

Lidhur me arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në Hungari dhe pranimin e kërkesës për azil, ai thotë se ligjet dhe principet duhet të vlejnë për të gjithë në mënyrë të barabartë, dhe jo në mënyrë të selektuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button