Henry: Marr përgjegjësinë për formën e dobët të Monacos

 Trajneri i Monacos, Thierry Henry, mori përgjegjësinë e plotë për formën dhe rezultatet e dobëta të ekipit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Që nga ardhja në pankinën e Monacos të ish-futbollistit të mrekullueshëm francez, ekipi ende nuk ka shënuar asnjë fitore, ndërsa Monaco radhitet në pozitën e parafundit në Ligën 1 me vetëm 7 pikë.

Kampioni i Francës në vitin 2017 këtë sezon e ka filluar shumë keq. Pas fillimit jo të mirë u largua trajneri Leonardo Jardim, ndërsa në vendin e tij erdhi Henry. Pas ardhjes të Henry, Monaco luajti 6 ndeshje, nga të cilat nuk shënoi asnjë fitore, dy prej të cilave përfunduan me barazim dhe 6 disfata. Sonte në xhiron e 14-të të Ligës 1, i pret derbi si mysafir i Caen.

“Ndodhemi në një situatë delikate, të gjithë jemi të vetëdijshëm. Kjo nuk është pse kemi lojtarë të lënduar, kjo nuk guxon të jetë arsyetimi. Marr përsipër të gjithë përgjegjësinë për formën e dobët të Monacos. Kishim më pak lojtarë ditëve të fundit për shkak të pushimit të kombëtares, por këmi bërë aq sa kemi mundur me këta që kishim. Ndeshja në Caen nuk do të jetë e lehtë. Kjo është një skuadër, e cila gjithashtu kalon përmes një periudhe të rëndë, posaçërisht për shkak të problemit me lojtarët”, ka thënë Henry.

Pas 13 xhirove të luajtura në ligën franceze, Monaco është në pozitën e 19 me 7 pikë, ndërsa Caen dy pozita më lart me 12 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button