Francë, policia përgatitet për protestat në Paris dhe në mbarë vendin

Franca ka shpërndarë mijëra policë për të ndalur protestat shtetërore dhe bllokadat e shoferëve të revoltuar për shkak të rritjes së taksës së karburanteve dhe kundër politikave të presidentit francez Emmanuel Macron, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tensionet janë rritur si rezultat i protestave të javës së kaluar në të cilën mbi 250 mijë njerëz u mblodhën në Francë, nga Provence deri në Normandi.

Një valë e re e protestave është planifikuar për sot, përfshirë atë përpara kullës së Eiffel-it në Paris. Ministri i Brendshëm francez Christophe Castaner bëri thirrje për qetësi dhe premtoi masa të forta policore kundër protestuesve të pabindur.

Vetëm në Paris janë vendosur rreth 3.000 forca të sigurisë, veçanërisht rreth zonave turistike si Champs-Elysees, pas një përpjekjeje të paligjshme të javës së kaluar të një marshim drejt pallatit presidencial.

Dy persona u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën në protestat e javës së kaluar, gjë e cila paraqet një sfidë të madhe për Macron.

Ai mbron vendimin për rritjen e taksave si të domosdoshme për të zvogëluar varësinë e Francës nga lëndët djegëse fosile dhe premtoi se të martën do të vendosë plane të reja, që do të lehtësojnë “reformat energjetike”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button