Kosovë, nis seanca dëgjimore ndaj të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviçit

Ka filluar seanca dëgjimore ndaj 3 të arrestuarve në veri të Mitrovicës, të cilët dyshohen se mund të jenë të përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviçit.

Personi i katërt i cili është arrestuar për pengim të zyrtarëve policorë nuk është sjellur në seancë, raporton KTV.

Seanca po mbahet në Gjykatën Themelore në Departamentin e Krimeve të Rënda.

Prokurori i rastit është Sylë Hoxha, ndërkaq gjykatëse Alltëne Murseli. Në seancë nuk janë lejuar të qëndrojnë mediat.

Prokourori Sylë Hoxha, dje ka kërkuar që ndaj të arrestuarve të vendoset masë e paraburgimit prej 30 ditësh.

Njëri prej avokatëve të të dyshuarve është Dejan Vasiq, dhe tjetri Ramiz Krasniqi të cilët kanë mbërritur në Gjykatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button