Sela për EUObserver: Procesi i eurointegrimit nuk duhet të udhëhiqet nga politikanët që ndiqen penalisht

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, ka kërkuar  bashkimin e partive politike me qëllim të arritjes së një marrëveshje e cila do ta hap rrugën për formimin e qeverisë teknike, transmeton Portalb.mk.

“Të gjithë liderët e partive politike të ulen sëbashku dhe të arrijnë marrëveshje, ashtu që kushtetuta e re do ti adresojë këto problem në frymën e vërtetë evropiane. Kjo do ta hap rrugën për qeveri teknike që ka legjitimitet si dhe kredibilitet, për ndryshimet kushtetuese para se të shkojnë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, ka kërkuar Sela”, në shkrim autorial për ndërkombëtaren EUObserver.

Sipas tij, aspiratat e shtetit duhet të bazohen në shumëllojshmërinë kulturore dhe gjuhësore, si dhe qeverisje të mirë pa përfshirjen e politikanëve që ndiqen penalisht.

“Kjo do të thotë se procesi i eurointegrimit të Maqedonisë nuk duhet të udhëhiqet nga politikanët që janë nën hetime për korrupsion ose të mbështeten tek ligjvënësit që kërkojnë amnisti”, ka shtuar Sela.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button