Lulja që turpërohet në prekje të njerëzve (VIDEO)

Mimoza e turpshme është një bimë e cila i mbledh shumë shpejt gjethet kur preket nga njeriu, kurse vetëm disa minuta më vonë sërish hapet dhe fiton dukjen e mëparshme.

Sapo ta prekni, gjethet e saj mblidhen për së brendshmi, sikur turpërohet apo ikën nga sulmuesi. Shkencëptarë besojnë se mimoza e turpshme shfrytëzon mundësinë e mbledhjes së gjetheve për të penguar sulmuesin potencial. 

Me origjinë është nga Amerika Jugore dhe ajo Qendrore, por mund të gjendet anembanë tërë botës. Mirëpo, ajo është një bimë shumë helmuese, në qoftë se përpihet, ndërsa forca e helmit të saj është si helmi i gjarprit Kobra./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button