Bojken Lako dhe Xhevdet Bajraj bashkojnë forcat për Festivalin e RTSH-së

Bojken Lako vjen në edicionin e 57-të të Festivalit të Këngës me “Jeto jetën”, njofton Kultplus.

“Kam sjellë një këngë që nuk është stil festivali. Është hera e parë që marr pjesë me një këngë të thjeshtë, të pa ngarkuar me tendenca.” – tregon Lako për “Mirëmëngjes Shqipëri”.

Muzikën, Bojkeni e ka realizuar vetë, ndërsa tekstin ja ka besuar poetit Xhevdet Bajraj. Por si erdhi ky bashkëpunim?

“Mendova të bëja diçka me profesorin Xhevdet Bajraj, të cilin kam patur fatin ta njoh personalisht. I kërkova të bënim një këngë me një tekst të tij.” Ky bashkëpunim ndodhi. “Jeto jetën” është një këngë dashurie. “Është një këngë që i kushtohet ndjesisë së puthjes së parë, gjërave naive dhe të pastra në marrëdhënien mes dy njerëzve.” – shpjegon Bojkeni.

I pyetur në lidhje me prezantimin e këngëve përpara festivalit si në vitin e kaluar, kantautori ka një përgjigje: “Transmetimi i këngëve më herët nuk më pëlqen sepse humbet kurioziteti se çfarë do të sjellë një artist në festival.” Bojken Lako e ka prekur për herë të parë skenën e Festivalit të Këngës në vitin 1999, duke u prezantuar me krijime të veçanta siç është dhe ajo e këtij viti, një këngë pop – new R&B.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button