E ardhmja e Italisë kalon në këmbët e dy yjeve

Kampion Bote me Italinë e Marcello Lippi, ish-sulmuesi dhe bomberi i Italisë, Milan dhe Parmës, në një intervistë për “Rai”, ka folur ndër të tjera edhe për Europianin e U-21. Si një ish-futbollist i përfaqësueses U-21 të Italisë, Gilardino ka kujtuar momentet e bukura të kaluara me azzurrët, duke u shfaqur besimplotë për atë që do të jetë e fatin e Italisë, madje duke përzgjedhur dyshen që sipas tij janë e ardhmja e kombëtares, shkruan Telesport.

“Është një kujtim që do të mbaj gjithmonë me vete, finalja e vitit 2004 ku isha golashënuesi më i mirë i turnout. Kishte nga ata që luanin, por edhe nga ata që nuk ishin në Seria A, por në kategoritë inferiore. Tani duhet të kihet besim te këta të rinj, nuk kemi asgjë për të lakmuar nga përfaqësueset e tjera. Cutrone është i ri, por kur zbret në fushë dëshmon dhe bën gol. E ardhmja e Italisë kalon në këmbët e tij dhe të Kean”, deklaroi Gilardino.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button