Kushtet në shkolla: Ministria e Financës dha pëlqimin për hapjen e paraleles së re në ‘ Imri Elezi’

Pas lajmit të publikuar kohë më parë në Portalb.mk, lidhur me stërngarkesën e nxënësve në shkollën fillore ‘Imri Elezi’, ku në klasë të parë në tre paralele mësojnë 108 nxënës, duke shkelur kështu ligjin për arsim, Ministria e Financave bën të ditur se ka dhënë pëlqimin për hapjen e paraleles së re, dhe zgjidhjen e këtij problemi.

Zëvendës ministrja e financës, Shirete Elezi, thotë për Portalb.mk se kërkesa e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, është pranuar dhe duke u bazuar në atë se kërkesa kishte qëndrueshmëri, ne kthyem përgjigje pozitive për punësimin e një mësimdhënësi pranë kësaj shkolle.

“Sipas procedurës së rregullt, komuna kërkon nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës punësimin e një mësimdhënësi , dhe ky dikaster bën analizën nëse kjo kërkesë ka qëndrueshmëri dhe i plotëson kushtet për tu realizuar, siç ishte rasti në shkollën fillore ‘Imri Elezi’, pasi që kam digju që ka shumë nxënës, dhe u drejtua kërkesa drejt Ministrisë së Financës, dhe ne e kemi aprovuar dhe kemi leshu pëlqimin për tu bërë punësimi dhe hapja e paraleles së re”, tha Elezi për Portalb.

Ajo shtoi se tani procedurat më tutje i vazhdon MASH, komuna dhe vetë shkolla.

“Tani procedurat i vazhdon Ministria e arsimit, që i bie të rikthen përgjigjen te Qyteti i Shkupit dhe nga këtu dërgohet në komunën e Çairit, pasi aty bie lokacioni i shkollës, dhe më pas  në shkollë, e kështu të bëhet pastaj përzgjedhja e mësimdhënësit”, shtoi Elezi.

Ndryshe, shkolla fillore ‘Imri Elezi’ në lagjen Dizhon të komunës së Çairit, në të cilën këtë vit janë regjistruar 108 nxënës të ndarë në tre paralele, dhe të trija tejkalojnë numrin maksimal që është 34 nxënës në një paralele, duke shkelur kështu ligjin për arsim, situatë kjo për të cilën ishte në dijeni edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton Portalb.mk.

Drejtoresha e shkollës, Merita Koxhaxhiku, tha për Portalb.mk se gjatë këtij viti numri i nxënësve të regjistruar ishte më i madh se viteve të kaluara dhe kështu u tejkalua numri i lejuar me ligj. Ajo shtoi se inspektorat  e arsimit e kanë vizituar këtë shkollë dhe u konstatua shkelja ligjore dhe na kërkuan që të rregullohet ky problem.

Ndërkaq sipas ligjit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, numri minimal i nxënësve në një paralele është 24 dhe maksimal 34, mirëpo paralele mund të formohet edhe me numër më të vogël nëse plotësohen kushtet.

LEXO më shumë për dosjen: Stërngarkimi i shkollave – shkelje ligjore

Prindërit kërkojnë që:

Të mos vonohen procedurat për punësimin dhe hapjen e paraleles

Konkursi për punësim të jetë publik dhe përgjedhja të jetë transparente 

Çdo prind që ka ankesa për ndonjë parregullsi në shkollat fillore të Maqedonisë, mund të paraqet rastin te këto sektorë dhe persona përgjegjës pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës :

  1. Sektori për arsimin fillor

Sektori për arsim fillor përfshin dy njësi dhe atë:

-Njësia për arsim fillor

-Njësia për financimin e arsimit fillor dhe zhvillimin e karrierës

Udhëheqëse sektori:

Elena Ivanovska +389 2 3117 896 [email protected]

  1. Sektori për standarde të nxënësve dhe studentëve

Në këtë sektor ka dy njësi:

-Njësia për standard të nxënësve dhe

-Njësia për standard të studentëve

Përgjegjësit e këtyre sektorëve janë:

Qenan Sali +389 2 3117 896 [email protected]

dhe

Xhemile Idrizi  +389 2 3117 896 [email protected]

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button