Reali mohoi se Ramosi doli pozitiv në doping pas finales së “Championsit”

Sergio Ramosi është akuzuar se kishte dalë pozitiv në testet e dopingut që u realizuan pas finales së Ligës së Kampionëve të vitit 2017.

Football Leaks ka zbuluar se kapiteni i Real Madridit i ka ikur dënimit edhe pse ishte pozitiv për një drogë të palejuar, për të cilën dy atletë janë dënuar me dy vjet larg sportit, përcjell Koha.net.

Klubi spanjoll ka mohuar këtë raportime, duke thënë se Ramosi asnjëherë nuk ka thyer rregullat e dopingut.

Football Leaks thotë se Ramosi është testuar pozitiv për deksametazom, e cila është e ndaluar nëse UEFA nuk informohet para testit doping.

“Rasti i deksametazomit nuk është bërë publik dhe është heshtur te UEFA”, thuhet në një raport të gazetës gjermane “Der Spiegel”.

“Nuk është marrë asnjë veprim disiplinor, as ndaj lojtarit, as ndaj doktorit të ekipit të Real Madridit, përkundër anomalive që janë shfaqur në këtë rast”.

Der Spiegel raporton se UEFA ka pranuar një “kërkim falje” nga Ramosi për testin e dështuar, duke u arsyetuar se doktori ka dështuar të deklarojë se mbrojtësi ka përdorur corticosteroid që vepron si një kundërinflamator.

Real Madridi mposhti Juventusin 4 me 1 në finalen e zhvilluar në Cardiff. Gjatë finales Ramosi luajti 90 minuta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button