Partizani humbi në Vlorë, rrezikon kreun

Në stadiumin Flamurtari triumfuan vendasit e Ilir Dajës me një gol të kapitenit Busic duke i shkaktuar humbjen e tretë sezonale Partizanit të Skënder Gegës që këtë të shtunë në rast fitoreje të Skënderbeut ndaj Tiranës mund të humbasë edhe kreun e renditjes, njofton Supersport.al.

E nisi keq Partizani ndeshjen pasi Flamurtari ishte më kërkues në minutat e para dhe me meritë u shpërblye pasi një top i krosuar në mënyrë perfekte nga debutuesi Cale gjeti kokën e Tomislav Busic i cili me një gjuajtje të saktë mposhti Xhikën duke i dhënë avantazhin kuqezinjëve që në minutën e 10-të. Kryeqytetasit u përpoqën të reagonin por Koliçi ishte në lartësinë e duhur duke ndalur tentativat e njëpasnjëshme të Partizanit.

Në pjesën e dytë e nisi më mirë Partizani por në 20 minutat e para të këtij fraksioni rastet më të favorshme i pati Flamurtari që gjithsesi nuk shkoi dot te goli i dytë pasi Albi Alla dhe Busic nuk arritën të thyenin Xhikën. Pas minutës së 65-të ndeshja foli vetëm për Partizanin, të kuqtë pretenduan edhe për një penallti në minutën 76-të për një prekje të topit me dorë nga Pollozhani që ndali një tentativë të Asanit. Pavarsisht përpjekjeve të shumta skuadra e Gegës nuk arriti të ndryshonte fatet e këtij takimi me Flamurtarin që ruajti avantazhin deri në fund duke marrë një fitore minimale që e ngjiti në kuotën e 22 pikëve, po aq sa edhe Teuta e Laçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button