Kosovë, u miratua pakoja e ligjeve të Agjendës së Reformës Evropiane për sistemin e drejtësisë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sonte pakon e ligjeve të Agjendës së Reformave Evropiane për sistemin e drejtësisë.

Kryetari i kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se ky miratim është një lajm i mirë për shtetin e Kosovës, përcjell Klan Kosova.

“Përgëzoj Ministrin e Drejtësisë, Ablerad Tahiri, për punën e tij të jashtëzakonshme. Falënderoj të gjithë deputetët që votuan këtë pako të rëndësishme. Me një sistem të drejtësisë funksional e të reformuar, luftimi i krimit dhe korrupsionit është i pandalshëm dhe rruga jonë drejt integrimeve europiane është më afër. Bashkimi Europian, po ashtu, duhet të tregojë se është më afër nesh – duke marrë vendim për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar Veseli në Facebook

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button