Kurz kundër Qeverisë së Kosovës, shkak taksa për produktet serbe

Për vendimin e Qeverisë së Kosovës për të vënë masë ndaj produkteve serbe është deklaruar edhe Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz.

Kurz ka bërë thirrje që të respektohet marrëveshja e CEFTA-s, njofton Klan Kosova.

“Më vjen  keq që Kosova ka vendosur tarifa ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Duhet mbështetur në bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe marrëveshjes e CEFTA-s për tregti të lirë, nga e cila përfiton gjitha rajoni”, ka thënë Kurz.

“Na duhet t’i thyejmë barrierat në vend se të ngriten të reja”, ka thënë ai përmes Twitter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button