SHBA, i ftohti nuk bëhet pengesë për “Të Premten e Zezë”

Duke filluar nga mbrëmja e së enjtes, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka nisur “E Premtja e Zezë” (Black Friday), e cilësuar si “mania” e blerjes, gjatë së cilës dyqanet bëjnë lirime të mëdha të mallrave, raporton Anadolu Agency (AA).

“E Premtja e Zezë” fillon pas Ditës së Falënderimeve në SHBA, që festohet të enjten e katërt të muajit nëntor çdo vit.

Mijëra persona kanë pritur në radhë të gjata në New Jersey dhe New York para zinxhirëve të shitjes me pakicë, duke pritur në temperatura të ftohta fillimin e shitjeve me lirim.

Qytetarët vërshuan drejt produkteve të liruara kur dyqanet u hapën në orën 17:00 dhe disa në orën 18:00 sipas kohës lokale.

Pajisjet elektronike sërish janë regjistruar si produktet më të kërkuara gjatë “Të Premtes së Zezë”.

Pamje të ngjashme ka ofruar edhe kryeqyteti amerikan Washington.

Qendra Nacionale e Meteorologjisë në SHBA bëri të ditur Dita e Falënderimeve këtë vit ka qenë më e ftohta nga viti 1901.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button