Janë vrarë dy gazetarë sirianë, kritikë të regjimit dhe militantëve islamikë

Dy gazetarë sirianë, kritikë të regjimit dhe militantëve islamikë, janë vrarë në provincën Idlib, njoftoi radiostacioni ku punonin, transmeton REL. 

Sulmues të panjohur, i dërguan gazetarët Raed Fares dhe Hammoud al-Juneid me një furgon në qytetin Kafranbel më 23 nëntor, ku më pas i ekzekutuan. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, të dy gazetarët vdiqën menjëherë nga plagët e marra.

Ende askush nuk e ka marrë përgegjësinë për vrasjet. Më shumë se gjysma e Idlibit dhe rajonit përreth kontrollohet nga Hayat Tahrir al-Sham, një aleancë e udhëhequr nga xhihadistët e ish degës së Al-Kaidës së Sirisë, ndërsa shumica e zonave të mbetura mbahen nga rebelët pro-turq. Militantët e IS-it, gjithashtu, kanë një prani të madhe në rajon.

Në qershor, në një opinion të publikuar në Uashington Post, njëri nga gazetarët vrarë, Raed Fares, shkruante: “Nëse nuk do të ishim ne dhe zërat tjerë të pavarur, terroristët do të ishin burim i vetëm i informacionit në lidhje me Sirinë në nivel lokal dhe ndërkombëtar. Për këtë arsye, grupet terroriste (si dhe regjimi) na shohin neve si një kërcënim i drejtpërdrejtë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button