“Tre edukime dhe dy urdhra për mënjanim të mospërputhjeve” pas kontrollit të AUV në shkolla

Megjithëse shteti përmes Ministrisë së arsimit dhe shkencës, vitin e kaluar paralajmëronte se do të fillojë të forcojë kontrollet në disa institucione  nga të cilat  ushqim marrin nxënësit në mensat shkollore, deri në këtë moment s’ka asnjë veprim. Pas një sërë reagimesh të prindërve nëpër rrjetet sociale se fëmijët në ushqim kishin gjetur copa të plastikës dhe mbeturina të perimeve si dhe se në simitet ​​me krem nuk ka pasur krem, ose se produktet tjera prej brumi kanë qenë me peshë më të ulët se pesha e paraparë, ndërsa ish-Ministrja e arsimit dhe shkencës Renata Deskoska, paralajmëronte se i gjithë procesi do të monitorohet  nga disa resorë, nëpërmjet disa institucioneve shtetërore – Ministria e arsimit dhe shkencës (MASH), Ministria e shëndetësisë apo Instituti i shëndetit publik, gjegjësisht Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë (AUV), si dhe Inspektorati Shtetëror i tregut, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Që nga fillimi i vitit shkollor, vetëm inspektorët e AUV-së kanë kryer inspektime në mensat shkollore dhe kanë gjetur parregullsi të vogla.

“Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë nuk është kompetente për kontrollin e normave që janë të parashikuara për ushqim në shkolla dhe ​​për këtë kompetente janë vetëqeverisjet lokale, Ministria e arsimit dhe Inspektorati i tregut. shërbimet e inspektimit të Agjencisë e kontrollojnë sigurinë e produkteve, kushtet higjienike gjatë përgatitjes dhe shërbimin e ushqimit në kopshte dhe shkolla, si dhe gjendjen shëndetësore të personave të cilët manipulojnë me ushqimin. Kryhen  kontrolle edhe të objekteve nga të cilat furnizohet ushqimi, ekskluzivisht në aspektin e sigurisë “, njoftoi Velika Atanasova nga AU.

Ajo shton se në shtator dhe tetor, inspektorët i Agjencisë ka kryer 54 kontrolle në shkollat ​​ku ushqimi i fëmijëve është i organizuar, ndërsa gjatë kontrolleve janë konstatuar “mospërputhje të vogla” me rregulloret që kanë të bëjnë me sigurinë e ushqimit për çka janë shqiptuar masat “tre edukime dhe dy urdhra për të mënjanuar papajtueshmërive “(muret të pa ngjyrosura në mensa, libreza sanitare të paverifikuara).

Ministria e arsimit dhe shkencës, në maj të këtij viti, miratoi rregullore të re për ushqimin, ku përcaktohen standardet për ushqimin dhe porcionet në shkollat ​​fillore. Për momentin, nuk ka njoftime nga Ministria e arsimit se do të ketë kontrolle ndër–sektoriale të ushqimit. Ministri Arbër Ademi nuk është në dispozicion për të informuar nëse ka ndonjë plan për të bërë diçka në lidhje me këtë pjesë.

Derisa ishte në krye të MASH-it, Deskoska deklaronte se biznes-interesat e kryetarëve të komunave dhe furnizuesve të ushqimit nuk guxojnë të jenë para shëndetit të fëmijëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button