Ndihma e Shpejtë: Si duken shërbimet në Kroaci për dallim nga Maqedonia

Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë për 2 milionë banorë të Maqedonisë funksionon me 290 ekipe (sipas dekretit të Qeverisë së Maqedonisë). Sa për ilustrim, Kroacia një vend në Ballkan por anëtare e Bashkimit Evropian, me 4 milionë banorë funksionon me 914 ekipe, që është thuajse trefish më shumë transmeton Portalb.mk.

Për të ilustruar si duhet të funksionojë shërbimi i Ndihmës së Shpejtë në një vend anëtar në Bashkimin Evropian, por i përafërt me Maqedoninë gjeografikisht si dhe me kontekst Ballkanik (vend që ka qenë në federatën e Jugosllavisë) redaksia e Portalbit ka marrë për shkembull Kroacinë.

Maqedonia nga Kroacia dallon edhe për mënyrën e funksionimit të shërbimit të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, atje menaxhohet nga Instituti për Ndihmë të Shpejtë, ndërkohë që në Maqedoni ajo funksionon dhe menaxhohet nga shtëpitë e shëndetit publik.

Kroacia dallon edhe për llojin e ekipeve. Ndihma e Shpejtë e Kroacisë ka 709 Ekipe T1 që përfshinë: specialist të Ndihmës së Shpejtë, një infermiere ose teknik medicinal dhe një shofer, dhe 205 Ekipe T2 që përfshinë: një infermiere apo teknik medicinal dhe shofer apo edhe nga mjeku dhe teknik.

Në Maqedoni ka vetëm një lloj të ekipit dhe ajo: një mjekë, një infermiere dhe një shofer.

Ndihma e Shpejtë në Kroaci, FOTO: Marko Lukunic

Ekipe pak, thirrje më shumë

Megjithëse Maqedonia nga Kroacia ka për gjysmë më pak ekipe, ajo ka më shumë thirrje.

Në vitin 2017, në Kroaci ka pasur 796,982 mijë ndërhyrje të ndihmës mjekësore, siç kumtojnë nga Instituti Kroat i Mjekësisë emergjente.

Kurse sipas statistikave të “360 shkallë”, ku thuhet se gjatë periudhës 1-10 tetor të 2018-s ka pasur 903 intervenime në terren vetëm në territorin e Shkupit, atëherë i bie se vetëm në Shkup, për një muaj kemi 2709 intervenime, ndërkohë që 2213 intervenime kemi në muaj në nivel shtetëror në Kroaci.

Pasi që Kroacia ka territor prej 56,594 km², i bie që në çdo 61 km², të ketë nga një ekip i Ndihmës së Shpejtë, ndërkohë që Maqedonia, me sipërfaqe prej 25,713 km², të ketë një ekip në çdo 88 km².

Përndryshe, ndryshimi i funksionimit të sistemit të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në Kroaci u bë në vitin 2009, në kuadër të pakos së reformave për Mbrojtjen Shëndetësore të iniciuar nga Qeveria e Kroacisë në vitin 2009. Qëllimi i reformave ishte që shërbimi i Ndihmës së Shpejtë të mbulojë tërë territorin e Maqedonisë.

Qytetarët kërkojnë:

  • Reagim më të shpejtë të Ndihmës së Shpejtë gjatë thirrjeve të tyre
  • Më shumë vetura të ekipuara në nivel

LEXO më shumë për dosjen: Joefikasiteti i Ndihmës Mjekësore të Shpejtë

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button