Zveçan: Serbët protestojnë kundër taksës dhe arrestimeve në veri

Serbët e komunave veriore të Kosovës kanë protestuar të premtën kundër taksës së mallrave serbe të vendosur nga Qeveria e Kosovës si dhe arrestimit të katër serbëve në veri nga Policia e Kosovës. Protesta u zhvillua në Rudarë të komunës së Zveçanit, shkruan REL.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç iu tha protestuesve se policia e ka bastisur edhe shtëpinë e nënkryetarit të Listës, Milan Radojçiq, si të dyshuar për vrasje, duke keqtrajtuar gruan dhe fëmijët e tij.

“Ne kërkojmë fakte për këto akuza dhe jo në këtë mënyrë brutale të sillen ndaj gjithë neve” ka than Rakiç.

Ministri i pushtetit lokal në Qeverinë e Kosovës, Ivan Todosijeviq, iu bëri thirrje serbëve të jenë të bashkuar si dhe dërgoi porosi për shqiptarët dhe Bashkimin Evropian se lufta për mbijetesë e serbëve po zgjat tash e 20 vite dhe se askush do të mund t’iu marrë këtë të drejtë.

Nënkryetari tjetër i Listës Serbe, Igor Simiq ndërkaq deklaroi se kjo është situata më e vështirë në të cilën janë gjendur serbët e Kosovës.

“Jemi mbledhur këtu t’i themi Prishtinës që të tërheq taksën doganore e cila do të thotë se serbët të mos jenë më këtu” tha Simiq.

Policia e Kosovës ka arrestuar sot katër persona në veri të Mitrovicës, tre prej të cilëve, janë të dyshuar në lidhje me vrasjen e politikanit serb nga kjo pjesë e Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button