Shekerinska: Prej shtatorit të vitit 2019 do të rriten rrogat për 5% në Armatë dhe Mbrojtje

Për vitin 2019 është paraparë të rritet buxheti për reforma në sektorin e mbrojtjes me rastin e anëtarësimit në NATO, paralajmëroi në konferencë për shtyp ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, njofton Portalb.mk.

Sipas ministres, buxheti për mbrojtje në vitin 2019 do të jetë 8.3 miliardë denarë. Kjo është rritje e buxhetit për vitin 2019 për 0.24% nga BVP-ja, ndërkaq në lidhje me rebalancin e buxhetit për vitin 2018, rritja është për 33.36%.

Prioritet i buxhetit në sektorin e mbrojtjes do të jenë përforcimi kualitativ i personalit, blerje të pajisjeve të ARM-së në pajtueshmëri me standardet e NATO-s dhe përmirësim të kushteve për punë të përfaqësuesve të Armatës.

Shekerinska paralajmëroi edhe rritje të rrogave për përfaqësuesit e ARM-së.

“Është paraparë rritje e rrogave për të punësuarit në ARM dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Këtë vit ka pasur rritjeve të rrogave për 10% në Armatë e cila po realizohet prej 1 janarit, ndërkaq prej shtatorit të vitit të ardhshëm është e paraparë rritje prej 5% të rrogave për të punësuarit në ARM dhe për të punësuarit në Ministrinë e Mbrojtjes”, thotë Shekerinska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button