fbpx

“Mali i harrum” premierë në kinemanë e kryeqytetit, në fokus pasiguria ekonomike

Filmi “Mali i harrum” me skenar dhe regji nga Ardit Sadiku vjen këto ditë nëntori premierë për publikun. Mbrëmjen e datës 29 nëntor premiera e filmit do të jetë në Cineplexx dhe në kinema Millennium në Shkodër. Në filmin e regjisorit Ardit Sadiku, tregohet se pasiguria ekonomike dhe humbja e pronës krijojnë jo pak probleme. Filmi ka në role aktorë nga Shqipëria dhe Kosova, pasi që është koproduksion mes Kosovës dhe Shqipërisë. Koproducent nga Kosova është Latif Hasolli njëherësh edhe Drejtor Fotografie i filmit, shkruan Kultplus.

Regjisori tregon se është një projekt kinematografik, që ka punuar jo pak dhe tashmë është në prag të premierës së filmit të tij më të fundit që vjen me titullin “Mali i harrum”.Në një reagim të tij para premierës së filmit regjisori Ardit Sadiku shprehet se vetë nga titulli, audienca do kujtohet për malin dhe do gjejë veten ose një të afërm, duke kaluar të njëjtat eksperienca.

“Humbja e pronës, ikja e brezit të vjetër dhe ardhja e brezit të ri janë një nga pikat kryesore të filmit. Dua që publiku të marri substancë dhe të ndihet i vlerësuar. Nuk kam bërë film që ta shikojë elita franceze, por kushdo”, shprehet mes të tjerave regjisori Ardit Sadiku. Por realizimi i filmit sigurisht që ka pasur vështirësitë e tij dhe kjo për regjisorin ka sjell një punë të madhe deri në përfundim të projektit. “Kam pasur vështirësi në pas prodhim sidomos me audio, ku duhej të krijonim dhe të regjistronim ambiente natyre, dhe efekte nga më të ndryshmet, kemi punuar goxha shumë, por ja kemi dalë me sukses kjo dhe fale punës së mjeshtrit të sound, Engert Keçi”, vijon regjisori Ardit Sadiku. Mbrëmjen e 29 nëntorit filmit vjen premierë në kinema dhe regjisori Sadiku tregon se për të shkruar skenarin gjithçka nisi kur takoi një të moshuar. “Ai nuk po gjete rehati pasi kishte mbetur pa shtëpi si rezultat i humbjes së pronës. Për shkrimin e skenarit më bënë përshtypje problemet e njerëzve, si pamundësia për të marrë vendime, pasiguria ekonomike, që i shkakton ankth dhe keqmenaxhimi i marrëdhënieve. Kjo temë lidhet me humbjen e pronës dhe u intrigova për ta realizua për një audiencë filmi”, tregon regjisori.

Aktorët në role

Filmi “Mali i harrum” sjell në role Xhevat Qorraj, Fatlume Bunjaku, Kastriot Shehi, Merita Gjyriqi, Agron Disdari, Igballe Qena, Agron Shala, etj. Në qendër të filmit “Mali i harrum” bëhet fjalë për një të moshuar në pension, që e gjen vendin jashtë shtëpisë nga djali tij i papunë. Pasi e humb pronën mbështetet te vajza edhe te dhëndri. Ata udhëtojnë në Alpe, ku dhëndri ka shtëpinë, por në një përpjekje për të gjetur edhe paqen shpirtërore. Regjisori Ardit Sadiku është kujdesur dhe për detaje të tjera të filmit të tij. “Filmi i vendos ngjarjet në ambient, me arkitekture tradicionale shqiptare për t’iu përshtatur asaj, që kisha menduar në film” tregon regjisori, që ka në role aktorë nga Kosova dhe Shqipëria. Regjisori shprehet se aktorët janë përzgjedhur me qëllim të jetësimit të skenarit sa më mirë, pasi është shkruar në dialektin geg. “Aktorët janë nga Veriu i Shqipërisë dhe Kosova për shkak dhe të skenarit në dialektin geg, pra personazhet ti përshtaten skenarit dhe ambientit”, pohon regjisori Sadiku. Vështirësitë nuk janë të pakta me filmat edhe pse sipas tij është një punë, që i fal kënaqësi. “Puna me filmat aq sa është e bukur është edhe e vështirë, por unë e shoh si detyrë më shumë se sa punë”, vijon regjisori Ardit Sadiku. Një vit më parë në Tiranë regjisori Ardit Sadiku solli premierën “Jetë Mes Ujërave”, që pati në role aktorë të njohur, por dhe emra të rinj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button