Letërsia e Maqedonisë në Panairin Ndërkombëtar në Tiranë të Republikës së Shqipërisë

Ministria e Kulturës informon se prej dt. 21 deri më 24 nëntor, autorët nga Republika e Maqedonisë dhe krijimtaria e tyre letrare prezantohen në Panairin Ndërkombëtar në Tiranë të Republikës së Shqipërisë. Ky manifestim i rëndësishëm, i cili tanimë ekziston 25 vjet, gëzon reputacion të madh dhe është një nga ngjarjet më të rëndësishme në Republikën e Maqedonisë, ku rregullisht prezantohen më shumë se 380 subjekte, ndër të cilat edhe shtëpitë botuese të rajonit. Panairi i Librit në Tiranë hap shumë mundësi për bashkëpunim intensiv të sektorit të botimeve nga Republika e Shqipërisë me kolegët e tyre nga rajoni, ndërsa ajo që është me rëndësi është se një nga misionet e këtij manifestimi është t’i nxisë lexuesit dhe të rritë interesin e tyre për krijimtarinë letrare dhe letërsinë në përgjithësi.

Ky është prezantimi i parë i Republikës së Maqedonisë në këtë manifestim të librit. Në këtë ngjarje do të marrin pjesë disa autorë nga Republika e Maqedonisë, ku do të kenë mundësi të zhvillojnë takime me përfaqësuesit e shtëpive botuese dhe autorë nga Republika e Shqipërisë, ndërsa të pranishmëve në këtë manifestim do t’u drejtohet Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri. Në ambientin ekspozues, që e ka siguruar Ministria e Kulturës për prezantimin e shtetit tonë, do të ekspozohet produksioni i pasur i shtëpive botuese nga Republika e Maqedonisë, si dhe edicione kapitale, ndërsa do të promovohet edhe Konkursi për përkthimin e veprave reprezentative nga letërsia maqedonase në gjuhë tjera të huaja.

Pas prezantimit në Panairin në Tiranë, në periudhën kohore prej dt. 29 nëntor deri më 6 dhjetor të këtij viti, Republika e Maqedonisë do të prezantohet në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Pullë të Republikës së Kroacisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button