Ish-kryeministri, Nikolla Gruevski do të gjykohet në mungesë në rastin “Titanik”

Me vonesë prej 40 minuta sot filloi seanca gjyqësore për rastin “Titanik”, sepse pritej të sillen të paraburgosurit Mile Janakieski dhe Kiril Bozhinovski nga burgu hetues i Shutkës, transmeton Portalb.mk.

Meqenëse i akuzuari Nikolla Gruevski ndodhet në arrati në Hungari, prokurorja Lile Stefanova kërkoi që ai të gjykohet veçmas, ndërsa nga gjykata kërkoi që t’i përcaktohet masë paraburgimi, e cila mund të hyjë në fuqi nga dita e gjetjes.

Këshilli gjyqësor, në krye me gjykatësin Osman Shabani vendosi që ish-kryeministri Nikolla Gruevski të gjykohet në mungesë.

Në lëndën “Titanik” të dyshuar janë gjithsej 21 persona, në mesin e të cilëve ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Mile Janakievski, Gordana Jankullovska, Edmond Temelko, Munir Pepiq, Ilija Dimovski, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velkovska, Stanko Korunoski, Kosta Markovski, Dragce Dragcevski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ameti, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ndryshe, gjykata dje vendosi që ish-kryeministri Nikolla Gruevski të gjykohet në mungesë edhe në rastin “Trajektorja”.

LEXO: Rasti “Traektorja”, Nikolla Gruevski do të gjykohet në mungesë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button