Pakistan, ndodhi një sulm vdekjeprurës në konsullatën e Kinës

Dy policë u vranë dhe një roje e sigurisë u plagos në një sulm në konsullatën e Kinës në qytetin Karaçi të Pakistanit.

Të shtënat me armë u dëgjuan rreth orës 9:30 të mëngjesit, sipas kohës lokale, jashtë konsullatës në zonën Klifton, tha policia, transmeton REL.

Katër persona të armatosur bënë përpjekje për të hyrë në konsullatë, por u ndaluan nga rojet e sigurisë.

Tre sulmues u vranë në një shkëmbim zjarri me policinë.

Sipas disa njoftimeve, stafi i konsullatës është i sigurt.

Një grup separatist, i quajtur Ushtria Çlirimtare e Baluçistanit, tha se ka kryer sulmin.

Me vite, projektet e ndërtimit dhe punëtorët kinezë në provincën Baluçistan janë shënjestruar nga militantët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button