U mbyll fabrika “Jugohrom” deri në mesnatë do të fikë furrat

Udhëheqësia e fabrikës së “Jugohromit” ka vendosur të ndalojë punën pas vendimit të Inspektoratit shtetëror për mjedis jetësor i cili ka konstatuar se fabrika duhet ti fikë të gjitha furrat sepse nuk ka respektuar afatin e fundit për vëndosje të filtrave në oxhaqe, afat që skadoi para dy dytëve, njofton Portalb.mk.

Këtë informatë e konfirmoi drejtori i fabrikës, Vasko Skenderovski i cili tregoi se kanë nisur t’i fikin furrat duke premtuar se do të ndërtojnë dhe filtrat në të ardhme të shpejtë.

Drejtori gjeneral i “Jugohromit”, Vasko Skenderovski, deklaroi se prej mbrëmë Kombinati ka filluar etapa – etapa t’i ndalojë furrat dhe deri në mesnatë të gjitha furrat do të ndalen.

“Ne patjetër duhet ta respektojmë vendimin e Inspektoratit. Megjithatë, ky vendim do të duhej ta konstatojë edhe Qeveria. Pasi që, prej atje nuk a kurrfarë njoftimi, ne do ta respektojmë vendimin e Inspektoratit”, deklaroi Skenderovski.

Ai shtoi se ekipet e tyre do të vazhdojnë me ndërtimin e filtër – stacioneve, themelet e së cilave tanimë janë vendosur.

“Patjetër duhet të them se stacioni i filtrave do të duhej të ndërtohet, por shumë pritëm për të fituar leje ndërtimi për ndërtimin e saj”. Shtoi Skenderovski.

Me mbylljen e Kombinatit, pa punë do të ngelen rreth 1.000 punëtor.

14956543_10154674589378540_3576295324526424737_n

Ndryshe, mbrëmë edhe Qeveria diskutoi për problemin me këtë fabrikë, por nuk solli vendim.

   LEXO: Qeveria nuk diskutoi për “Jugohromin”, Ahmeti: Ende nuk e dimë kur do mbyllet

Përndryshe, Kombinati i “Jugohromit” deri më tani ka shkelur disa herë afatet e qeverisë për ndërtimin e sistemit të filtrave, e cila do të duhej të kryhet në prill të vitit 2014, por ndaj këtij metalurgjiku asnjëherë nuk janë marrë masa. Sipas hulumtimeve, “Jugohrom” në ditë lëshon 30 tonë pluhur.

Prania e substancave kancerogjene PM10 në ajrin e Tetovës vazhdon të jetë e lartë.  Nga viti 2009 e këtej, Tetova dhe fshatrat për rreth po thithin ajër të ndotur, që është shumë më i lartë së sa kufiri i lejuar të PM grimcave. Nga gjithsejtë 365 ditë të vitit vetëm në 2015-tën, ajri i ndotur në Tetovë është prezentë plot 260 ditë, njofton Portalb.mk.

Megjithatë Qeveria që nga viti 2005 vite me radhë aprovon “Jugohromin” ta shtyejë afatin e vendosjes së filtrave dhe aprovon helmimin e mëtejmë.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, mosha mesatare e jetës në Maqedoni është 75 vite, ndërsa mesatarja e viteve që njerëzit vdesin nga sëmundjen malinje si rezultat i ndotjes së ajrit, është 65 vjet. Nëse u referohemi këtyre të dhënave të ESHS-së, atëherë në vendet lindore të rajonit të Mediteranit, ku bënë pjesë dhe Maqedonia, në 100.000 persona – 42 prej tyre vdesin nga ndotja e ajrit”, thuhet në analizën “Politikat për uljen e ajrit të ndotur në Tetovë”,përgatitur nga Shoqata për zhvillim dhe aktivizim “AKVA” nga Struga dhe shoqata “IKT për ndryshime” nga Tetova, në kuadër të projektit FISCAST, realizuar nga “Finance Think” dhe përkrahur nga Ambasada Britanike në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button