KE për ekstradimin e Gruevskit: Nuk kemi kompetenca për të ndërhyrë

Komisioni Evropian ka refuzuar ta komentojë kërkesën e Maqedonisë, për ekstradimin e mundshëm të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili u arratis në Hungari.

Nga KE, thonë se nuk ndjehen kompetent për të komentuar një çështje të tillë, pasi që sipas tyre rasti është individual dhe është duke u trajtuar nga autoritetet kompetente.

“Vendimet për ekstradim janë përgjegjësi e autoriteteve të Shteteve Anëtare, kjo do të thotë se kur një kërkesë për ekstradim i dërgohet një shteti anëtar, është një rast individual që po trajtohet nga autoriteti kompetent i caktuar. Komisioni Evropian nuk ka kompetenca për të ndërhyrë dhe për këtë arsye nuk do të komentojë mbi këto raste”, tha  zëdhënësi i Komisionit Evropian, Kristijan Wigand, për e Agjencionin Informativ të Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button