Me ligj të ri do të parandalohet blerja e lirë e helmit me të cilin helmohen qentë

Ligji i ri për fitofarmaci që dje u miratua nga Qeveria e Maqedonisë, ndalon shitjen e kimikateve shumë të rrezikshme që përdoren si produkte fitofarmaceutike në barnatoret bujqësore, gjegjësisht helmet që u hidhen qenve dhe maceve endacake dhe të tjera, porositën nga Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave (MBPEU), njofton Portalb.mk. Kjo ministri e ka hartuar projekt-ligjin që së shpejti duhet të gjendet në procedurë parlamentare.

“Në këtë mënyrë, vendoset rregulli në tregtinë e lirë të LANETE dhe pesticideve të tjera me të cilat helmohen kafshët shtëpiake dhe kafshët endacake”, thonë nga ministria.

Sipas njoftimit, pas hyrjes në fuqi të ligjit do të lejohet përdorimi i organizmave të gjalla në luftën kundër sëmundjeve dhe insekteve të dëmshme, si dhe kafshëve tjera që ushqehen me dëmtuesit e bimëve, e që në këtë proces nuk e dëmtojnë mjedisin. Në këtë mënyrë, ato do të përdoren për mbrojtjen e kulturave të vogla, të tilla si majdanoz, asparagu, karota, hudhra.

“Për këto kultura, nuk ka pasur mbrojtje adekuate ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve deri tani, kështu që fermerët kanë pësuar dëme të mëdha”, sqarojnë nga MBPEU-ja.

Përveç kësaj, rregullohet edhe funksionimi i farmacive bujqësore dhe vendoset baza ligjore për monitorim të vazhdueshëm të sigurisë së ushqimit dhe ushqimit për kafshë, në një zinxhir të plotë në prodhimtarinë e kulturave bimore. Për herë të parë zbatohet certifikimi, trajnimit dhe dhënia e provimit shtetëror për këshilltarët dhe të punësuarit në barnatoret bujqësore, me çka do të garantohet  profesionalizmi i stafit, pohojnë nga ministria për ligjin e ri për fitofarmaci.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button