Ibra: Juve më shndërroi në makineri golash

Zlatan Ibrahimoviqi beson se u bë “makineri e golave” sa ishte pjesë e Juventusit, kur Fabio Capello e stërviste në gjuajtje drejt portës, transmeton Koha.net. 

Sulmuesi suedez kaloi te “Zonja e Vjetër” nga Ajaxi në vitin 2004, por fillimisht ishte i njohur për driblime sesa për gola të shënuar.

“Në fillim, kur po rritesha, nuk ishte gjithçka rreth golave, më shumë ishte se kush kishte aftësitë më të mira për driblim, teknikën më të mirë dhe këto i kam pasur kudo që kam shkuar”, ka thënë Ibrahimoviq për BBC-në.

“Kjo ndryshoi kur kalova te Juventusi. Isha te Ajaxi dhe luaja futboll të bukur. Kisha presion, por për gola ishte Italia me Capellon”, ka sqaruar shtatlarti.

“Çdo gjë ishte e re për mua. Juventusi ishte ‘Ua, klub i madh, lojtarë e trajner të famshëm, histori të madhe. Ishte koha kur futbolli italian ishte në krye dhe e dija se duhej të punoja shumë. Por për një arsye e dija se aty jam përse ishte i mirë”.

“Që prej ditës së parë në stërvitje, e dëgjoja Fabio Capellon që bërtiste: ‘Ibra’, kështu më mbeti kjo nofkë. [Luciano] Moggi nuk dinte të shqiptonte emrin tim, kështu që mbeti ‘Ibra’. Të gjithë filluan të më thërrisnin Ibra”, ka treguar suedezi.

“Bëri me gisht ka asistenti i tij, plakushi Italo. Kishte mbledhur ca lojtarë të akademisë dhe unë stërvisja me ata. Ata harkonin dhe unë realizoja, çdo ditë për 30 minuta. Shpesh doja të shkoja në shtëpi sepse isha i lodhur dhe nuk doja stërvitje – nuk doja të shihja portën apo portierin”, ka shtuar ai.

“Doja të shkoja në shtëpi, por sapo dëgjoja thirrjen ‘Ibra’ e dija për çfarë më thërrisnin. Gjuaja, gjuajtje të këqija, të mira. Në fund u bëra makineri para portës, realizoja gola – sidomos në Itali ku një sulmues është pozita më e vështirë sepse janë të mirë taktikisht”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button